E Diel, 1 Nëntor 2026

Minutat kritike te Berishese shtrijne mbi tre tavolina

TIRANE- Pevjetori i 21-te i themelimit te PD-se nisi dhe mbaroi nen shenjen e Sali Berishes i cili mbreme per here te pare publikisht u ndje keq dhe u detyrua te linte fjalimin per tiu neshtruar kujdesit mjekesore . Shqiptarja.com ndoqi nga afer minutat kritike qe shoqeruan kryeministrin e vendit ndersa fliste ne foltoren e hollit te Pallatit te Kongreseve ndihmen e pare qe iu dha pas skenes se festes dhe trajtimin e tij mjekesor ne nje kthine te vendit ku zhvillohej festa.

Ne 18.12 minuta ndersa te gjithe te ftuarit kishin zene vendet e tyre afer foltores se festes jashte Pallatit te Kongreseve buciten fishekzjarret. Ne sfond nisi muzika qe lajmeronte ardhjen e kryeministrit dhe kryetarit te PD-se. Te ftuarit nisen te duatrokasin dhe te pershendesin me avoacione ardhjen e Liderit qe u duke te dera kryesore dhe pasi u dha doren disa prej te pranishmeve ne te dy anet e tapetit blu shkoi ne radhe te pare.

Nje filmim dhjete minuta me historine Sali Berishes disidencen e tij momentet e dhjetorit 90 te themelimit te PD-se me pas te qeverisjes se tij ne mandatin e pare 1992-1997 si president i vendit. Filimime me ish-ambasadorin Rajerson apo me ish-sekretarin e shtetit Bejker. Asnje fjale per piramidat e qeverise se PD-se renien e shtetit vitin 1997 dhe krizen qe pasoi ikjen e Berishes me arme. Pastaj per rikthimin e tij ne pushtet rolin e tij ne drejtimin e vendit anetaresimin e vendit ne NATO. Fitoren e tij ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009 dhe ato vendore te vitit 2011.

MINUTE PAS MINUTE
ORA 18.46. Sali Berisha nderpret fjalen. Duket se nuk mund te lexoje me. Fytytebardhe i mbetur pa fjale mbahet te foltorja. Afrohet truproja dhe e kap nga krahu i majte. Afrohet edhe Myftar Gjana ish-dhjetoristi qe ndodhet te krahu i djathte i kryetarit te PD-se. Truproja e mban nga krahu. Afrohet edhe truproja tjeter dhe e mbajne nga dy krahet nje vajze nxiton me gojen tjeter te mbushur me uje. Kryeministri ecen vete por rojet e terheqin ngadale ne prapaskene. Mermerima ne salle. Tashme te gjithe pyesin cfare pati. Ka edhe duatrokittje. Disa minuta amulli pas banerit te djathte prej cope ku jepet imazhi i festes se 21 vjetorit te themelimit te PD-se.
Ka zhurme. Ne sfond dikush ka vene muzike funebre. Njeri bertet qe te hiqet muzika. Truprojet marrin urdher. Duhet hequr fonia e djathte. Dy prej tyre pa sukses nuk arrijne ta shkulin altoparlantin derisa dikush ul zerin te boksi i zi.
Berisha eshte ulur jane bashkuar disa prej tavolinave prej mobilje te verdhe te llakuar per te formuar nje shtrat te drunjte ku eshte shtrire kryeministri. Rreth tij funksionare te larte te PD-se dhe te qeverise. Si dhe shume truproja. Ne foton e faqes tavolinat e bashkuara ku u shtri Berisha

ORA 18.52. Drejt kryeministrit te shtrire rendin mjeket e njohur kardiologe dhe ish-kolege te Sali Berishes. Nestor Thereska i pari Mentor Petrela i dyti. Nuk arrijne te kalojne sepse vendin e kane zene tavolinat e mbushura me lengje alkoole embelsira dhe fruta te banketit festiv. Mentor Petrela ngec te vazoja e madhe e nje lule shqiponje dhe detyrohet te kthehet pas. Me ne fund kalojne dhe futen mes njerezve afer krevatit te sajuar per kryeministrin.

ORA 18.57. Sali Berisha ngrihet rrethuar me njerezit e tij bashkepunetore dhe truproja. Pershendet me dy gishta ndersa turma brohoret dhe duartroket shefin e qeverise qe futet te nje dere ne anen lindore te Pallatit te Kongreseve.
Truprojet bllokojne deren ndersa rrethohet me shirita bardh e kuq vendin ku ai ishte shtrire. Ne hollin e Pallatit te Kongreseve njerezit u versulen tavolinave te mbushura. Jane fytyra te njohura neper institucionet zyrtare si dhe shume pak militante qe kane ardhur per te pare liderin dhe per te ngrene e pire.

ORA 19.02. Del e para Jozefina Topalli shoqeruar me truprojen. Duket se eshte shume e vrare ne fytyre. Takohet me njerez ne radhet e para qe pyesin per berishe. Asht mire asht mire- u thote njerezve dhe iken te foltorja ku perserit te njejtat fjale per shendetin e Berishes dhe u uron te gjitheve Gezuar Krishtlindjet edhe pse njerezit jane mbledhur per te festuar pervjetorin e themelimit te PD-se.
Pas Topallit nga dera ku u fut Berisha del Lulzim Basha. Kryebashkiaku ngahere fytyreqeshur eshte i nxire. Humbet edhe ai mes turmes.
Ne dhomen ku ndodhet Berisha qe merr trajtim mjekesot futen figura te njohura mes tyre edhe drejtori i TV Klan Aleksander Frangaj dhe miku i tij Samir Mane. Te ftuarit e tjere nuk hyjne. Brenda kane shkuar Majlinda Bregu Sokol Olldashi dhe zyrtare te tjere.

ORA 19.09. Drejt dhomes ku eshte shtruar Berisha vrapon edhe nje infermiere me nje aparature elektronike spitalore dhe disa pajisje te tjera. Nderkohe jashte ka ardhur ambulanca e pare dhe pas pese minutash vjen e dyta.

Jashte ne benzin e kryebashiakut hipen Lulzim Basha dhe iken pas nje ambulance. Ambulanca tjeter qendron aty jashte.
Brenda ne hollin e Pallatit te Kongreseve te ftuarit po u japin doren e fundit ushqimeve dhe pijeve te festes. Berisha eshte harruar. Disa militante nxitojne te beje foto te foltorja. Pasi mbaron njeri tund disa letra dhe te fton te besh nje foto me disa letra format A4 duke thene Hajde eshte fjalimi i Doktorit.

Jashte njerezit nuk ikin qendrojne ne sheshin para Pallatit te Kongreseve dhe flasin perhellip Sali Berishen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›