E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti 2011 dyfishohet huamarrja nga jashte

TIRANE- Sipas statistikave provizore te ministrise se Financave gjate 11 muajve te ketij viti nuk eshte arritur te mbahet ekuilibri i duhur ne fushen makroekonomike me shpenzime buxhetore qe rriten 5 per qind me shpejt se rritja e te ardhurave.

Te ardhurat ne arken e shtetit kane qene shume prane nivelit te vitit 2011 ne fund te nentorit. Rritja e tyre eshte vetem 0.7 per qind nderkohe qe per vitin e kaluar ishte parashikuar qe ato te ishin 299 miliarde leke ndersa u realizuan vetem 293.5 miliarde. Keshtu me 295.6 miliarde leke te realizuara hyrjet ne buxhet jane me te uleta se parashikimi i vjetshem.

Gati te gjithe treguesit e te ardhurave paraqesin shifra te rritur ne mase te barabarta apo me te ulet se niveli i inflacionit. Ky i fundit eshte rreth 3.5 per qind ndekohe qe tatimi mbi vleren e shtuar nga fundi i nentorit 2010 ne fund te 11-mujorit te sivjetshem rritet 3.2 per qind. Hyrjet nga tatimi mbi te ardhurat personale jane rritur edhe me pak 2.5 per qind. Rritja e akcizes duket se ka ardhur e tera nga ndryshimi i cmimeve nderkohe qe tatim fitimi ka sjelle nje te ardhur 11 per qind me te larte se vjet ne te njejten periudhe.

Nga organet tatimore te pushtetit vendor rritja e te ardhurave ka qene gati 2 per qind nderkohe qe minimale ka qene edhe rritja e te ardhurave nga biznesi i vogel qe kane sjelle 2.5 miliarde leke nga 2.3 miliarde ne 11-mujorin 2010.

SHPENZIMET
Nderkohe qeveria nuk eshte permbajtur per shpenzimet e bera pavaresisht nga angazhimi i saj per te ulur deficitin buxhetor. Rritja e shpenzimeve buxhetore ne total ka qene 5.4 per qind ku ne investime eshte vene re nje vemendeje me e madhe pasi rritja e shpenzimeve kapitale llogaritet 7 per qind. Rritja e interesave eshte e vogel megjithate shifra e paguar vetem per interesat e borxheve te marra ka qene e larte. Brenda dhe jashte vendit jane paguar 37.3 miliarde leke pra afro 366 milione dollare amerikane ose 266 milione euro interesa gjate kesaj periudhe e njejta shifer qe eshte paguar nga janari deri ne fund te nentorit edhe gjate nje viti me pare.
DEFICITI
Ne keto kushte totali i deficitit buxhetor paraqitet i rritur afro 65 per qind nga vjet. Huamarrja brenda vendit ne formen e bonove dhe obligacioneve ka kaluar nga 14.7 miliarde leke ne 22 miliarde me rritje gati 50 per qind. Me e madhe ka qene rritja e huamarrjes se jashtme qe ka kaluar nga 8.4 miliarde leke me 2011 ne 16 miliarde leke gati dyfish.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›