Miratohen disa ndryshime në ekipin negociator të aderimit në BE

TIRANË, 28 maj/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot disa ndryshime dhe shtesa në vendimin “Për përbërjen, rregullat e funksionimit dhe trajtimin financiar të grupit negociator dhe detyrat e kryenegociatorit për zhvillimin e negociatave të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, të ndryshuar.
Sipas këtij vendimi, Zëvendësministri i Financave, përgjegjës për tatimet dhe doganat” zëvendësohet me “Florian Semani, zëvendësministër i Financave”, Nina Guga” zëvendësohet me Orjana Osmani, Adela Xhemali, zëvendësministër i Financave, negociator përgjegjës për kriteret ekonomike dhe kapitujt 32 dhe 33;” zëvendësohet me Erjona Çela, zëvendësministër i Financave, negociator përgjegjës për kriteret ekonomike dhe kapitullin 33.
Gjithashtu pas paragrafit të fundit shtohet fjalia, me këtë përmbajtje: Andi Memeti, zëvendësministër i Financave, negociator përgjegjës për kapitullin 32.”.
Ngarkohen grupi negociator i Republikës së Shqipërisë dhe institucionet, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
/k.s/j.p/