E Martë, 3 Nëntor 2026

Miratohen disa ndryshime në rregulloren për organizimin e punës në VNV

TIRANË, 7 prill /ATSH/ Komisioni Rregullator miratoi sot disa shtesa dhe ndryshime “Për organizimin e punës në vendin e numërimit të votave, radhën e veprimeve gjatë dorëzimit të materialeve zgjedhore, numërimit të votave dhe nxjerrjes së rezultatit të zgjedhjeve për zonën e administrimit zgjedhor, për zgjedhjet për Kuvend”.

Nevoja për shtesa dhe ndryshime në këtë akt, ka ardhur nga analiza e përvojave të mëparshme të administratës zgjedhore gjatë zbatimit të tij në proceset e kaluara zgjedhore.

Shtesat dhe ndryshimet e miratuara në mbledhjen e sotme synojnë të reflektojnë praktikat më të mira dhe të përmirësojë organizimin e punës në vendin e numërimit të votave, si edhe mënyrën e dorëzimit të materialeve zgjedhore dhe nxjerrjen e rezultatit.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›