E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet marrëveshja me SHBA, ministri i Mbrojtjes: Investim strategjik për sigurinë kombëtare!

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar pas ratifikimit në Kuvend të Marrëveshjes së Huasë direkte mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Nufi e ka cilësuar marrëveshjen një moment historik për vendin.

Ministri thekson se marrëveshja nuk përfaqëson vetëm një instrument financiar, por një investim strategjik që do të kontribuojë në forcimin e sigurisë kombëtare në kuadër të NATO 3.0.

POSTIMI I MINISTRIT NUFI:

Ratifikimi i sotëm nga Parlamenti i Marrëveshjes së Huasë direkte mes Shqipërisë dhe SHBA është një ngjarje historike!

Që nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me SHBA në 1990-tën, pas anëtarësimit në NATO, ky është akti më testimonial i mbështetjes ndaj Shqipërisë në terma konkretë dhe financiarë.

Ajo nuk është thjesht një instrument financiar, por një investim strategjik për:

sigurinë kombëtare në kuadër të NATO 3.0 dhe angazhimit të vendit tonë si aleat i përkushtuar në #Aleancë;

forcimin e kapaciteteve dhe modernizimin e Forcave tona të Armatosura;

thellimin e partneritetit strategjik të Shqipërisë me aleatin tonë më të rëndësishëm në siguri dhe mbrojtje, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›