E Diel, 1 Nëntor 2026

Mirela Kumbaro uron Hajrulla Çeku për detyrën e tij si Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Kosovë

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka uruar Hajrulla Çeku për emërimin e tij si Ministër i Arsimit dhe Shkencës në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social, Kumbaro e cilëson Çekun mik të kahershëm dhe bashkëpunëtor të çmuar në detyrat e mëparshme, duke shprehur kënaqësinë për mundësinë e bashkëpunimit të radhës, kësaj here në fushën e arsimit.

“Shumë urime Hajrulla Çeku për misionin e ri si Ministër i Arsimit dhe Shkencës në Kosovë. Mik i kahershëm dhe bashkëpunëtor shumë i çmuar në detyrat që kemi ushtruar më parë, s’mund të isha më e lumtur që do të kemi mundësinë të bashkëpunojmë sërish, këtë herë në fushën e arsimit, nga nismat e përbashkëta për gjuhën shqipe këtej e andej kufirit, te mësimi i shqipes në diasporë dhe projektet e bashkëpunimit në arsimin e lartë. Të priftë e mbara Hajrulla!”, shkruan Kumbaro.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›