E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthim tritoli në Kurbin

Një shpërthim tritoli është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte në Kurbin.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në orën 03:30 minuta. Lënda plasëse është vendosur në portën e jashtme të një dyqani, ku janë shkaktuar dëme materiale.

“Rreth orës 03:30, në qytetin e Laçit, në portën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit Gj. L., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›