Mjedisi, sfida e europës për Serbinë, ajri i ndotur dhe mbetjet rrezikojnë shëndetin

Ajri i ndotur, mbetjet në çdo cep dhe trajtimi i pamjaftueshëm i ujërave të zeza mbeten disa nga sfidat më të mëdha mjedisore në Serbi, ndërsa procesi i integrimit në Bashkimin Evropian kërkon standarde gjithnjë e më të larta në këtë fushë.
Profesorja e Kimisë Fizike, Svetlana Stanishiç, thote se fajtorët kryesorë për cilësinë e dobët të ajrit janë ngrohja me dru në shtëpi dhe termocentralet e vjetra.
Svetlana Stanišić, profesoreshë e kimisë u shpreh, “Efikasiteti energjetik po bëhet një fjalë kyçe. Zëvendësimi i dritareve dhe izolimi i objekteve mund të sjellë kursime deri në 60 për qind të konsumit të energjisë.”
Megjithatë, sfidat ne Serbi mbeten të mëdha edhe per ndotjen e ujrave, pasi aktualisht trajtohen vetëm rreth 15 deri në 20 për qind e ujërave të zeza komunale.
Për këtë arsye, projektet shtetërore dhe investimet me mbështetjen e Bashkimit Europian po nsynojnë ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza dhe përmirësimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve.
Gazetar: A.Mata
/rtsh.al/