Vijojnë punimet në nyjën e Bahçallëkut në hyrje të Shkodrës

Në hyrje të Shkodrës, në nyjën e Bahçallëkut, po vijojnë punimet për një projekt të rëndësishëm infrastrukture që synon lehtësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë rrugore.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri, duke e cilësuar këtë ndërhyrje si një hap domethënës për modernizimin e rrjetit rrugor dhe përmirësimin e kushteve për drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët.
Nyja e Bahçallëkut, një nga pikat kryesore të aksesit në Shkodër, po i nënshtrohet një investimi të rëndësishëm që pritet të sjellë përmirësime të dukshme në lëvizjen e përditshme dhe në standardet e sigurisë rrugore.
/tsh.al/