E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjegull e dendur dhe temperatura nën zero në juglindje, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Qytetet e juglindjes janë zgjuar mëngjesin e kësaj të premteje, nën pushtetin e mjegullës së dendur dhe temperaturave nën zero.

Sipas të dhënave, temperaturat kanë zbritur deri në -2 gradë Celsius në zonat urbane, ndërsa në zonat malore termometri ka shënuar vlera deri në -7 gradë Celsius.

Mjegull e konsiderueshme raportohet në disa akse nacionale, si Pogradec–Korçë, Zëmbalk–Goricë dhe Korçë–Kapshticë, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve për shkak të fushëpamjes së kufizuar.

Situata paraqitet problematike edhe në aksin Qukës–Qafë Plloçë, ku mjegulla e dendur ka ndikuar veçanërisht në orët e para të mëngjesit, duke ngadalësuar lëvizjen e mjeteve.

Policia e Qarkullimit Rrugor u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të reduktojnë shpejtësinë, të mbajnë distancën e sigurisë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›