E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërndante lëndë narkotike, arrestohet 50-vjeçari në Korçë, spallet në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 50-vjeçar nga Drenova i cili akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. Në bashkëpunim i shpall bashkëpunëtori i tij.

Policia njofton se ka vënë në pranga shtetasin M. M., 50 vjeç, banues në Drenovë, Korçë.

Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një pako me rreth 104 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Nga hetimet rezultoi se 50-vjeçari bashkëpunonte me shtetasin K. M., alias A. M., 37 vjeç, banues në Korçë, i cili u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›