E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mjegulla vështirëson lëvizjen në bypassin e Murrizit

Në bypassin e Murrizit pjesë e rrugës së Arbrit  nuk ka probleme sa i përket ngricave apo pranisë së dëborës.

Ndonëse ky segment u përfshi nga reshjet e borës një natë më parë, situata është ndryshe këtë të shtunë pasi nuk ka prani të borës në rrugë.

Problem për drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në drejtim të Tiranës apo Qarkut Dibër është bërë prania e mjegullës.

Gjatë gjithë paradites së sotme mjegulla ka qenë e dendur duke kufizuar ndjeshëm fushëpamjen e drejtuesve të automjeteve.

Për shkak të terrenit malor, qarkullimi është bërë me shumë vështirësi.

Fatmirësisht nga prania e mjegullës nuk ka patur aksidente në rrugë ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të lëvizin me shpejtësi të reduktuar si dhe të përdorin dritat e mjegullës për të shmangur aksidente të mundshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›