E Diel, 1 Nëntor 2026

Momente shqetësimi për Ferguson në Old Trafford

MANCHESTER, 3 maj /ATSH/ – Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, sipas “BBC Sport” është dërguar në spital pasi nuk është ndjerë mirë në stadiumin Old Trafford, pak para ndeshjes ndaj Liverpool FC.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një masë paraprake dhe jo për një situatë emergjente, ndërsa Ferguson është transportuar me ambulancë nga stadiumi.

Zyrtarë të klubit shprehen optimistë se ish-trajneri legjendar do të jetë së shpejti në gjendje të rikthehet në shtëpi. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›