Momente tensioni mes protestuesve, Rama: Askush nuk duhet të shënjestrohet për shkak se është ndryshe

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama dënoi sot një moment tensioni gjatë protestës së organizuar në Tiranë, kundër investimit të planifikuar në Zvërnec.
Kryeministri ndau në rrjetet sociale një moment tensioni në protestë, ku protestuesit heqin flamurin e LGBT-së.
“Kjo nuk është Shqipëria në të cilën besojmë, dhe sigurisht jo Shqipëria që po ndërtojmë si anëtar krenar i familjes evropiane. Solidaritet të plotë me djalin e ngacmuar”, tha Rama.
Sipas kryeministrit, asnjë qenie njerëzore nuk duhet të poshtërohet, përjashtohet ose shënjestrohet për shkak se është ndryshe.
“Turp për ngacmuesit”, u shpreh kryeministri.
/m.m/j.p/