UASHINGTON – SHBA sanksionon subjekte në Kinë dhe Hong Kong për furnizimin e Iranit me armë

UASHINGTON, 10 qershor /ATSH/- Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan sot vendosjen e sanksioneve ndaj 11 personave dhe subjekteve, përfshirë disa me bazë në Kinë dhe Hong Kong, të cilët akuzohen se kanë mbështetur sigurimin e armëve për Gardën Revolucionare Islamike të Iranit dhe forcat e armatosura iraniane, raportoi “Reuters”.
Sipas Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) në Departamentin amerikan të Thesarit, nëntë nga të sanksionuarit janë individë dhe kompani me bazë në Kinë dhe Hong Kong, që kanë lehtësuar blerjen e armëve për ushtrinë iraniane.
Në listë përfshihet gjithashtu një kompani me bazë në Hong Kong, e cila sipas autoriteteve amerikane operonte brenda një rrjeti të fshehtë bankar të Iranit.
Departamenti amerikan i Shtetit vendosi po ashtu sanksione ndaj dy kompanive dhe individëve me bazë në Iran dhe Bjellorusi, në lidhje me aktivitetet e Iranit, në fushën e armëve konvencionale, thuhet në deklaratë. //a.i/