E Martë, 3 Nëntor 2026

Monedhat e huaja forcojnë pozitat në këmbim me lekun

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten monedhat e huaja forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0,29 lekë dhe këmbehet me 83,57 lekë, ndërsa euroja u zhvlerësua lehtë me 0,02 lekë duke u kuotuar në vlerën e 97,22 lekëve.

Me 0,99 lekë i ka forcuar pozitat paundi britanik. Monedha britanike këmbehet sot me 112,29 lekë, ndërsa franga zvicerane u mbiçmua me 0,08 lekë dhe këmbehet me 103,38 lekë.

Sot në këmbim me lekun, edhe valutat e tjera kanë pësuar rritje.

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 83.57 +0.29  
Euro EUR 97.22 -0.02  
Poundi Britanik GBP 112.29 +0.99  
Franga Zvicerane CHF 103.38 +0.08  
Jeni Japonez (100) JPY 56.61 +0.06  
Dollari Australian AUD 54.47 +0.12  
Dollari Kanadez CAD 60.86 +0.21  
Korona Suedeze SEK 8.71 +0.03  
Korona Norvegjeze NOK 8.16 0.00  
Korona Daneze DKK 13.03 0.00  
SDR SDR 114.26 +0.69  
Ari (OZ 1) XAU 284024.34 +2,613.72  
Argjendi (OZ 1) XAG 3205.75 +24.00  
Juani Kinez (onshore) CNY 11.63 +0.03  
Juani Kinez (offshore) CNH 11.63 +0.03  
Lira Turke TRY 2.05 0.00  

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›