“Monopatinat”, padi në Kushtetuese, aktivistët: Ministria e Brendshme duhet të hartojë kuadrin ligjor

Aktivistë të shoqërisë civile i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke paditur vendimin e ministrisë së Brendshme për ndalimin e qarkullimit të monopatinave elektrike.
Sipas tyre, skuterat elektrikë janë mjete praktike që përdoren nga shumë qytetarë, duke kursyer kohë dhe karburant, pasi nuk përdorin makinat.
Ndër të tjera aktivistët thanë se përdorimi i monopatinave redukton numrin e automjeteve në qarkullim si dhe lehtëson problemin e parkimeve.
Në muajin dhjetor ministria e Brendshme ndaloi përdorimin e monopatinave për shkak të rritjes së numrit të aksidenteve. Bllokimi do të ishte në fuqi për një kohë të shkurtër, deri në hartimin e masave të reja për lejimin e tyre.
Por tashmë kanë kaluar më shumë se tre muaj dhe ende ministria e Brendshme nuk ka përfunduar kuadrin ligjor të përdorimit të këtyre mjeteve./vizionplus.tv