Morën inerte në mënyrë të paligjshme nga Vjosa, shpallen fajtorë kompania ‘P V’ dhe administratori

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq subjektin “P V” sh.p.k., si dhe të administratorit të saj shtetasit B. A. nën akuzë për kryerjen e veprës penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, parashikuar nga neni 202/b i Kodit Penal.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, provoi se shoqëria “P V” sh.p.k., ka shkaktuar përkeqësim të rëndë të habitatit që ndodhet brenda zonës së mbrojtur mjedisore, duke sjellë si pasojë dëmtim të konsiderueshëm të saj, përmes shfrytëzimit të tokës me teknologji intensive, mjete dhe mënyra që shkaktojnë ndryshime rrënjësore në biodiversitet, në strukturën dhe funksionet e ekosistemeve, si dhe që dëmtojnë në mënyrë të pandreqshme sipërfaqen e tokës përgjatë lumit Vjosë.
Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjykata deklaroi fajtor personin juridik, shoqërinë “P V” sh.p.k., si dhe administratorin e saj, shtetasin B. A., për kryerjen e veprës penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, parashikuar nga neni 202/b i Kodit Penal.
Prokuroria Fier mbetet e angazhuar të hetimet me fokus të veçantë në luftën kundër veprave penale mjedisore, duke ndjekur me përparësi çdo rast që cenon mjedisin, biodiversitetin dhe zonat e mbrojtura natyrore.