Përplasje me armë në aksin Mamurras–Laç, plagoset 23-vjeçari në kërkim ndërkombëtar

Një operacion i Policia e Shtetit në aksin Mamurras–Laç ka përfunduar me plagosjen e një 23-vjeçari të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe arrestimin e një personi tjetër të armatosur.
Sipas policisë, Leonard Dema, i dënuar me 7 vite burg nga Gjykata e Trentos për tentativë vrasjeje, është lokalizuar gjatë një operacioni të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale.
Autoritetet bëjnë me dije se, në momentin e ndërhyrjes pranë një karburanti në aksin Mamurras–Laç, Dema ka tentuar të përplasë me automjet efektivët e policisë, duke u rrezikuar jetën.
Sipas njoftimit zyrtar, 28-vjeçari me inicialet Amandeo Fufi që ndodhej në automjet me Demën, u ka drejtuar efektivëve një armë zjarri pistoletë.
Në kushtet e vetëmbrojtjes, policia ka ndërhyrë për neutralizimin e tyre, duke plagosur Leonard Demën, i cili më pas është transportuar drejt Spitali i Traumës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, A.F. është arrestuar në flagrancë dhe arma e zjarrit është sekuestruar nga policia.
Sipas autoriteteve, hetimet po vijojnë në bashkëpunim me Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorinë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tentuan të përplasnin me automjet efektivët e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale duke iu rrezikuar jetën, neutralizohen dhe arrestohen 2 shtetas.
Njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim, i dënuar në Itali për tentativë vrasjeje, ndërsa shtetasi që e shoqëronte ishte i armatosur.
Gjatë neutralizimit është plagosur 23-vjeçari në kërkim, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës.
Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë që posedonte shtetasi që shoqëronte të kërkuarin.
Në vijim të operacioneve të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, të realizuara pas shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të veprimeve operacionale me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim kapjen e shtetasve në kërkim, është administruar informacion për vendndodhjen e shtetasit të shpallur në kërkim Leonard Dema, 23 vjeç, lindur në Mamurras, i dënuar me 7 vjet burgim nga Gjykata e Trentos, për tentativë vrasjeje.
Gjatë operacionit për kapjen e të kërkuarit, në momentin e ndërhyrjes, në një karburant në aksin rrugor “Mamurras–Laç”, 23-vjeçari, që shoqërohej nga shtetasi A. F, dhe lëvizte me automjet, sapo ka konstatuar efektivët, ka tentuar t’i përplasë me automjet, duke u rrezikuar jetën, si dhe personi shoqërues iu ka drejtuar armën e zjarrit pistoletë, shërbimeve të Policisë.
Shërbimet e Policisë, në kushtet e vetëmbrojtjes, gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tyre, kanë plagosur shtetasin Leonard Dema, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë dhe i shtetasit A. F., 28 vjeç, që shoqëronte shtetasin në kërkim.
Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.
Vazhdojnë hetimet në bashkëpunim me AMP-në, dhe në drejtimin e Prokurorisë.