E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mori paratë dhe i drejtoi armën rojes tek dera/ Zbardhen detaje nga grabitja e bankës në Komunën e Parisit

Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e bankës së nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Pasi ka marrë paratë, ai i ka drejtuar armën rojes te dera, për ta bllokuar që të mos bënte lëvizje. Pasi ka dalë jashtë, ka marrë monopatinën dhe është nisur drejt stadiumit “Dinamo”.
Policia thotë se ende po punon për identifikimin dhe arrestimin e tij.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 10:45, në zonën e Komunës së Parisit, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë dhe, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, dyshohet se ka marrë një shumë parash.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›