E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mos iu drejtoni me gisht”/ Berisha debat me Spiropalin: S’mund të vish këtu pas humbjes tënde turpëruese!

Seanca në Kuvend është mbyllur me debate, mes kryetarit të PD-së Sali Berisha dhe kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.

Spiropali kritikoi kreun e opozitës pasi iu drejtua me gisht anëtarëve të Këshillit të ministrave.

Nga ana tjetër, Berisha refuzoi të përfundonte fjalimin edhe pse koha e tij kishte përfunduar

Pjesë nga debati:

Spiropali: Do ju heq të drejtën e fjalës

Berisha: Pusho

Spiropali: Ju tërheq vëmendjen dhe ju jap veretje. Mos iu drejtoni me gisht anëtarëve të Këshillit të ministrave.

Berisha: Edhe ti erdhe si Spiropali dhe përfundove si Spriogjoka.

Spiropali: Ti s’mund të vish këtu pas humbjes tënde dëshpëruese dhe turpëruese dhe të tentosh të prishësh Kuvendin. Ta dhashë fjalën me mirëbesim për të folur për rendin e ditës. E mbylle për sot siç e ke mbyllur gjithmonë, me turp.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›