Moska lëshoi 800 dronë në një natë mbi Kiev, rëndohet bilanci, shkon në 21 numri i viktimave

Bilanci i viktimave nga sulmet masive ruse që goditën gjatë natës kryeqytetin ukrainas, Kiev, është rritur në 21 persona të vdekur.
Sipas autoriteteve, ekipet po punojnë pa ndërprerje në rrënojat e një ndërtese të shembur në lagjen Darnytskyi, ku dyshohet se ende mund të ketë persona të bllokuar nën mbetjet e godinës.
Më herët, autoritetet ukrainase kishin raportuar për 16 viktima, por numri i të vdekurve u rrit pas nxjerrjes së trupave të tjerë nga rrënojat. Presidenti Volodymir Zelensky deklaroi dje se Moska kishte lëshuar 800 dronë drejt Kievit, pas përfundimit tre ditor të armëpushimit.