E Diel, 1 Nëntor 2026

RENEA “blindon” Mirditën në kërkim të Elson Reçit, kontrolle në disa zona

Që prej orëve të para të mëngjesit, forcat speciale RENEA dhe Policia e Shtetit kanë zhvilluar një aksion të gjerë kontrollesh në zonën e Mirditës.

Operacioni u ndërmor pas informacioneve se në territorin shqiptar mund të ishte futur Elson Reçi, i shpallur në kërkim nga SPAK që prej 15 majit 2024.

Gjatë aksionit, efektivët ushtruan kontrolle në banesën e Reçit në Mirditë, si dhe në disa ambiente të tjera të dyshuara, por pa mundur ta lokalizojnë atë.

Sipas SPAK, Elson Reçi dyshohet se ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për kryerjen e vrasjes së Preng Gjinit.

Ai është gjithashtu nipi i Kastriot Reçit, i cili u ekzekutua me snajper në Rrëshen më 7 janar 2020, një ngjarje që tronditi vendin në atë kohë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›