E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mot i keq në Itali, lumenjtë dalin nga shtrati

Italia është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu.

“Automjetet u përshkuan nga përmbytjet pranë qytetit Riposto në bregun lindor”, tha sot shërbimi lokal i zjarrfikësve.

Raportet fillestare sugjerojnë se nuk ka patur të plagosur. Siçilia prej disa ditësh është përfshirë nga reshjet e dendura të vazhdueshme.

Shumë lumenj në ishullin e Siçilisë, ku jetojnë pothuajse 5 milionë njerëz, kanë dalë nga shtrati, duke vërshuar nëpër rrugë.

Italia ka përjetuar disa stuhi në muajt e fundit, veçanërisht në rajonet veriore si Emilia-Romagna dhe Lombardia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›