Mot i kthjellët me vranësira të pakta

TIRANË, 30 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por pa përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore të territorit si dhe në zonën e jugut.
Në malësitë e zonës së jugut nga orët e mesditës deri ato të pasdites vranësirat hera-herës deri të dendura shoqëruar me reshje shiu afatshkurtra dhe intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 13 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 11/30 | Diell |
| Kukës | 17/34 | Diell pak re |
| Lezhë | 20/33 | Diell |
| Dibër | 10/30 | Diell pak re |
| Durrës | 16/32 | Diell pak re |
| Tiranë | 18/32 | Diell pak re |
| Elbasan | 15/33 | Diell pak re |
| Berat | 13/33 | Diell pak re |
| Vlorë | 17/31 | Diell re shi |
| Korçë | 12/27 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 14/31 | Diell re shi |
| Sarandë | 18/31 | Diell re shi |