E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot i kthjellët në të gjithë vendin, çfarë ndodh me temperaturat sot

Shqipëria do të jetë këtë të shtunë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe kushte të favorshme atmosferike në të gjithë territorin.

Sipas parashikimit, gjatë gjithë ditës do të mbizotërojë moti i kthjellët, ndërsa era do të fryjë nga drejtimi veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në zonat bregdetare, herë pas here, era pritet të forcohet deri në 14 m/s.

Në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 1 deri në 3 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 34 gradë Celsius, kryesisht në zonat e Tiranës, Elbasanit dhe Beratit, duke e bërë këtë një ditë tipike vere me diell në të gjithë vendin.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›