Mot i kthjellët në të gjithë vendin

TIRANË, 6 prill/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 14 m/s. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë. Temperaturat: 1 nga 2