E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot i paqëndrueshëm të dielën, reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit - ATSH -

TIRANË, 1 nëntor/ATSH/ Vendi ynë pritet të përfshihet të dielën nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura, sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Ndërkohë, në zonat malore reshjet pritet të marrin formën e shtrëngatave afatshkurtra, të cilat herë pas here do të shoqërohen me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë nga drejtimi verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare 5 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e saj pritet të arrijë deri në 10 m/s.

Në detet Adriatik e Jon parashikohet valëzim i forcës 1-2 ballë.

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 7/16 Diell re shi
Kukës 7/10 Diell re shi
Lezhë 13/16 Diell re shi
Dibër 5/12 Diell re shi
Durrës 11/19 Diell re shi
Tiranë 12/18 Diell re shi
Elbasan 12/17 Diell re shi
Berat 13/16 Diell re shi
Vlorë 11/16 Diell re shi
Korçë 7/10 Diell re shi
Gjirokastër 10/15 Diell re shi
Sarandë 13/17 Diell re shi

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›