E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama, sërish ftesë për dialog studentëve dhe pedagogëve - ATSH -


TIRANË, 1 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama përsëri sot ftesën për dialog ndaj studentëve dhe pedagogëve që vijojnë protestën, duke shprehur gatishmërinë e qeverisë për të shqyrtuar propozimet e tyre dhe për të adresuar shqetësimet e ngritura.

Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga sofra e gurtë e vendosur para godinës së Kryeministrisë me mbishkrimin “Dialog”.

Megjithatë, deri më tani, protestuesit e kanë refuzuar ftesën, duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit, ndërsa kanë paralajmëruar vijimin e protestës.

Në vijimësi, Kryeministri ka deklaruar se është i gatshëm të shqyrtojë çdo propozim të studentëve dhe pedagogëve, ndërsa qeveria po përgatit një paketë masash për t’iu përgjigjur nevojave të tyre, me synimin që dëgjimi i qytetarëve të përkthehet në vendimmarrje dhe mbështetje konkrete.

Një ditë më parë u zhvilluan sërish protesta para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, ku pati edhe akte dhune dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve. Protestës iu bashkuan edhe deputetë dhe anëtarë të Partisë Demokratike.

/m.q/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›