E Martë, 3 Nëntor 2026

Moti – Dita e sotme do të jetë me diell dhe vranësira pasdite në juglindje

Anticikloni afrikan po fuqizohet drejt Mesdheut qendror ku presim temperatura të larta në ditët në vijim.

E Enjte 06 Qershor 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira me reshje të  pakta në juglindje. Era do të fryjë me drejtim veriperendim (NW) me shpejtësi 8 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 -4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      15/28°C

– Zonat e ulëta       17/32°C

– Zonat bregdetare 19/30°C

Kosova për dt. 06 Qershor 2024 do të ketë vranësira dhe diell. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 14°C – 15°C në mëngjes deri në 25°C –28°C gradë Celsius në mesditë.

E Premte 07 Qershor 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare pasdite. Era do të fryjë me drejtim veriperendim (NW) me shpejtësi 8 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 -4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      16/32°C

– Zonat e ulëta       18/34°C

– Zonat bregdetare 20/32°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›