E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moti – E marta parashikohet me kushte atmosferike të qëndrueshme dhe vranësira kalimtare

Ditën e martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik ushtarak, moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash të pakta kalimtare në relievet malore në verilindje e juglindje të territorit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s.

Deti do të ketë një valëzim të forcës 1–2 ballë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›