E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti- Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare

Ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare, të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura përgjatë relieveve malore në orët e mesditës dhe pasdites.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, pas orëve të pasdites, moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin.

Reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët (pika) priten në orët e mesditës dhe pasdites, kryesisht përgjatë zonave malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 9 m/s.

Në bregdet, male dhe lugina, hera-herës era do të arrijë deri në 17 m/s, duke u shoqëruar me valëzim në det të forcës 3-4 ballë.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-4 ballë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›