E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti/ Dita e sotme me kthjellime dhe reshje të dobëta në zona malore

Për ditën e shtunë, vendi ynë do të përjetojë kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht me kthjellime, të shoqëruara nga alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Këto vranësira do të jenë më të theksuara përgjatë relieveve malore, ku pritet të ketë reshje shiu të dobëta dhe të herëpashershme. Pas orëve të pasdites, pjesa më e madhe e territorit do të ketë mot të kthjellët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare deri në 9 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë deri në 16–18 m/s.

Valëzimi në det do të jetë me forcë 3–4 ballë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›