E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moti i keq, Dogana Shqiptare: Të gjitha pikat kufitare janë funksionale

TIRANË, 30 gusht /ATSH/ Për shkak të reshjeve të shiut dhe stuhisë, strukturat doganore në të gjithë vendin kanë raportuar mbi gjendjen aktuale.

Dogana Shqiptare njofton se situata nga reshjet e dendura të shiut është pa problem dhe në funksionim normal të punës në Sarandë, Qafë-Botë, Kapshticë, Morinë (pjesërisht).

Në Qafë-Thanë, Gorricë, Tre Urat, Hani i Hotit, Muriqan, Qafë-Prush ka ndërprerje të energjisë, por puna ka vijuar normalisht falë përdorimit të gjeneratorëve.

Sipa Doganës Shqiptare, në Vlorë pati probleme për shkak të përmbytjeve në terren, por proceset doganore nuk u penguan.

“Të gjitha pikat kufitare janë funksionale dhe qytetarëve po u shërbehet pa pengesa”, thuhet në njoftim.

Situata në pikat kufitare të vendit për shkak të motit të keq 1 nga 9

/e.i//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›