E Hënë, 2 Nëntor 2026

Reshjet e shiut shkaktojnë probleme edhe në Korçë, bashkia në gatishmëri të plotë

TIRANË, 30 gusht/ATSH/ Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, bëri të ditur sot detaje mbi situatën e krijuar pas reshjeve të shiut të orëve të fundit.

Sipas Filos, moti i keq që ka përfshirë vendin ka sjellë disa problematika edhe në territorin e Bashkisë Korçë, kryesisht raste të rënies së disa pemëve dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të njësive administrative.

“Të gjitha këto situata janë menaxhuar menjëherë dhe janë zgjidhur. Strukturat e Bashkisë Korçë mbeten në gatishmëri të plotë për çdo nevojë, ndërsa aktualisht nuk paraqitet asnjë problematikë në territorin e bashkisë”, u shpreh ai.

Filo falënderoi ekipet në terren për ndërhyrjen e shpejtë si dhe qytetarët për mirëkuptimin.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›