Moti i keq shkakton aksident në aksin Pogradec – Lin, plagosen rëndë tre persona, nisen menjëherë drejt spitalit

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Pogradec – Lin, në afërsi të fshatit Udënisht.
Në aksident janë përfshirë dy mjete që sipas policisë njëri prej tyre ka kryer një manovër të gabuar duke shkaktuar edhe përplasjen kokë më kokë.
Nga përplasja e fortë kanë mbetur të palgosur 2 turistë anglezë dhe drejtuesja e mjetit tjetër.
Te tre të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit. Shkak i aksidentit mendohet të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia, moti i keq në rrugë.
“Rreth orës 17:50, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht, automjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. B., është përplasur me automjetin tip “Hyndai” me drejtues shtetasin D. R.
Si pasojë e përplasjes kanë ngelur të dëmtuar drejtuesja e automjetit tip Toyota, si dhe drejtuesi i automjetit tip Hynday dhe një pasagjere në këtë automjet, të cilët ndodhen në spital për mjekim.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv