E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane vodhen biznesmeninPranga grabitseve 19-vjecare

Te tjera rreth shkrimit Zinxhiri kap 42 kg kg marijuane TIRANE ndash Nje bande hajdutesh femra ka perfunduar sot ne prangat e policise se Tiranes. 3 vajza te moshes 19 vjec jane arrestuar pasi prej muajsh dyshohej se vidhnin nje biznesmen i aferm i dy prej vajzave.
Zedhenesja e policise se Tiranes Alma Katragjini tha se se Aferdita Adem Pepmarkaj 19 ndashvjece Oligerta Sulejman Agushi 18 -vjec dhe Laureta Sabri Komaku 18 vjece dyshohen se ne bashkepunim me njera-tjetren ne fillim te ketij viti dhe tetor-nentor te vitit 2011 i kane vjedhur ne nje banese shumen 150 milion leke te vjetra biznesmenit Avdyl Trojko 42 vjec me banim ne Tirane.
Keto shtetase kane realizuar vjedhjen nje biznesmeni ne dy etapa brenda tre muajve. Ato i kane shpenzuar parate duke investuar ne dy dyqane parukerish dhe duke dhene hua shoqerise. Policia ka sekuestruar njeshume e konsiderueshme parash dyqane parukerie ne rrugen Hoxha Tahsin dhe nje apartament ne Tirane.
Burime zyrtare nga Policia e kryeqytetit konfirmuan se arrestimi i tre shtetaseve u be i mundur nje nate me pare nga uniformat blu te Komisariatit te Policise Nr.4 ne kryeqytet ndersa mesohet se tre te arrestuarat jetonin ne te njejtin pallat me biznesmenin 42 vjecar. Katragjini tha se eshte proceduar edhe nje mashkull 16 vjecar me inicialet G.J.

aq/am/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›