E Premte, 6 Nëntor 2026

Moti i qëndrueshëm të premten, kthjellime në bregdet dhe vranësira në zonat malore - ATSH -

TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë, ditën e premte, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët përgjatë vijës bregdetare dhe në ultësirën perëndimore, ndërsa në relievet malore në lindje do të ketë kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare, të cilat herë pas here do të bëhen deri të dendura.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 4 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, shpejtësia e saj do të arrijë deri në 8 m/s.

Në detet Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim i forcës 1-2 ballë.

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 4/20 Diell pak re
Kukës 3/17 Diell re
Lezhë 7/20 Diell pak re
Dibër 2/16 Diell re
Durrës 6/20 Diell pak re
Tiranë 6/21 Diell pak re
Elbasan 7/21 Diell re
Berat 6/21 Diell pak re
Vlorë 7/21 Diell pak re
Korçë 4/16 Diell re
Gjirokastër 3/20 Diell re
Sarandë 9/21 Diell pak re

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›