SHBA - Rubio mohon zërat për largimin nga administrata Trump: Me të deri në fund të mandatit - ATSH -
UASHINGTON, 6 nëntor /ATSH -ANSA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka mohuar raportimet se po planifikon të largohet nga administrata e presidentit Donald Trump, duke deklaruar se synimi i tij është të qëndrojë në detyrë deri në përfundim të mandatit presidencial.
Në një intervistë për gazetën “The New York Times”, Rubio hodhi poshtë zërat për një largim të mundshëm, ndërsa shmangu komentet lidhur me të ardhmen e tij politike.
“Të punoj për presidentin Trump deri në fund të mandatit të tij ka qenë gjithmonë plani im. Nuk e di se nga vijnë këto zëra”, deklaroi Rubio.
Ai shtoi se është i kënaqur me detyrën që po ushtron aktualisht.
“E dua punën që po bëj”, theksoi sekretari amerikan i Shtetit. /os/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
