Moti me diell gjatë ditës së sotme, temperaturat me rritje

Ditën e sotme (19 shtator) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era hera-herës do të arrijë shpejtësi 8-14m/s.
Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-3 ballë.
/rtsh.al/