Moti në dimër vë në vështirësi blegtorët – Në Valare, Pilo Fuqi kujdeset për 200 krerë të imtash

Reshjet e dendura dhe temperaturat e ulëta kanë vështirësuar ndjeshëm jetën në zonat rurale. Në Valare, blegtori Pilo Fuqi sfidon çdo ditë motin e ashpër për t’u kujdesur për rreth 200 krerë bagëti të imta, duke e kthyer këtë periudhë në një betejë të vazhdueshme për mbijetesë.
Reshjet kanë sjellë probleme të shumta, ndërsa shqetësimi për tufën mbetet i madh.
Nevojat janë të larta në këtë kohë, veçanërisht për sigurimin e bazës ushqimore për bagëtinë.
Pavarësisht motit të ashpër, blegtorë si Pilo Fuqi vijojnë punën e përditshme për të mbajtur tufat e tyre. Për ta, sfidat janë të shumta, ndërsa shpresa mbetet te përmirësimi i kushteve atmosferike.
Gazetare: L. Koçiu
/rtsh.al/