Përmbyset piramida ushqimore – Ushqimi jo i përpunuar në qendër të rekomandimeve të reja

Udhëzimet Ushqimore 2026 të SHBA shënojnë një kthesë të fortë në politikat ushqimore, duke përmbysur piramidën tradicionale.
Modeli i ri vendos theksin te ushqimi i vërtetë, reduktimi i sheqerit të shtuar dhe largimi nga ushqimet e përpunuara. Piramida e re rikthen në qendër proteinat, produktet shtazore dhe ato të qumështit si elementë kyç për shëndetin metabolik.
Por sa të sigurt janë konsumatorët shqiptarë për përdorimin e produkteve shtazore?
Piramida e re ushqimore synon parandalimin e diabetit, obezitetit dhe sëmundjeve kronike, duke promovuar shëndetin afatgjatë dhe një stil jetese më të shëndetshëm.
Gazetare: Heriselda Durmishi
/rtsh.al/