Moti sot i kthjellët në të gjithë vendin, shira lokalë në juglindje

TIRANË, 17 qershor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët ndërsa vranësirat mesatare e lokalisht të dendura në male, në orët e mesditës deri pasdite.
Nga orët e mesditës deri pasdite në relievet malore në juglindje e jug reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra. Në mënyrë të izoluar dhe relievet e larta malore reshjet në formën e shtrëngatave të izoluara.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

/r.e/