Moti sot i qëndrueshëm, me vranësira në zonat veriore dhe lindore

TIRANË, 18 janar/ATSh/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në zonën veriore e lindore të vendit.
Era pritet të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era me shpejtësi deri në 14 m/s, shoqëruar me valëzimin në det 1-2 ballë.
/r.e/