E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti sot i qëndrueshëm, reshje të pakta në veri

TIRANË, 2 qershor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Sipas parashikimit, moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira mesatare kalimtare gjatë orëve të mesditës dhe pasdites në zonat malore të veriut dhe lindjes së vendit.

Në malësitë e veriut priten reshje të dobëta dhe afatshkurtra shiu në formën e pikave.

Era do të fryjë nga drejtimi perëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 9 m/s, ndërsa në dete parashikohet valëzim i forcës 1-2 ballë.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›