E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama pret Costa, në fokus hapat e mëtejshëm drejt anëtarësimit në BE

TIRANË, 2 qershor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama priti sot në takim presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa.

Rama publikoi pamje nga takimi duke detajuar edhe temat e bisedës.

“Me mikun e shtrenjtë të Shqipërisë, Presidentin e Këshillit Europian, António Costa, për rrugëtimin europian të vendit tonë, hapat e mëtejshëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe objektivin tonë për Shqipërinë 2030 në BE”, shkroi Rama.

Ndërkohë pas takimit të përbashkët mes dy delegacioneve, kryeministri Rama dhe presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Më herët sot, Presidenti i Këshillit Europian u prit në një takim edhe nga Presidenti Bajram Begaj.

Costa viziton Tiranën, në kuadër të vizitave diplomatike në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, në prag të Samitit BE–Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.

Samiti po mbahet gjashtë muaj pas samitit të fundit në Bruksel, duke riafirmuar forcimin e marrëdhënieve të BE-së me Ballkanin Perëndimor.

1 nga 6

/m.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›