E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta në zonat malore

TIRANË, 5 qershor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se vendi ynë do të vijojë sot të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me alternime vranësirash të pakta deri mesatare gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Vranësirat do të jenë më të theksuara përgjatë zonave malore në lindje të vendit.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s. Në zonat detare pritet valëzim i ulët, me forcë deri në 1 ballë.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›