E Diel, 1 Nëntor 2026

Motori përplaset me bordurën në Golem, humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur gjatë natës në Golem, ku një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:20 të 25 gushtit. Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. L., 44 vjeç, si dhe pasagjeri, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të aksidentit dhe zbardhjen e rrethanave të tij.

Ndërkohë, vijojnë verifikimet për identifikimin e personit tjetër që udhëtonte në motomjet.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›