“Motra solli në Tiranë dokumentin”, Rama ndan lajmin e mirë për shqiptarët e Italisë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e rëndësishëm, duke njoftuar se, duke filluar nga 1 qershori 2025, shqiptarët që jetojnë në Itali do të përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve me Italinë.
Rama theksoi se ky lajm, i cili ka merituar vëmendjen e duhur përtej zhvillimeve të Samitit të Komunitetit Politik Europian, vjen pas një procesi të gjatë ligjor. SDokumenti final i marrëveshjes, i sjellë në Tiranë nga “motra” siç e quan ai Kryeministren e Italisë, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke i ofruar shqiptarëve në Itali mundësinë të përfitojnë një sistem pensioni të garantuar dhe tërësisht funksional.
Rama:
???? LAJM I MIRË
dhe i ndarë veç për t’i dhënë vëmendjen e duhur, jashtë vorbullës së Samitit të Komunitetit Politik Europian:
Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë????????❤️????????
/vizionplus.tv