Mozaikët e Butrintit në miniaturë, Pjetër Përkeqi artizani që promovon kulturën

Pjetër Përkeqi është 68 vjeçari që ka ardhur nga Mirdita në 1996 për të jetuar në fshatin Shëndëlli të bashkisë Konispol, ai ka nisur përgatitjen për të marrë titullin Guinness falë pasionit që ka për të bërë mozaik në gurë. Gjithçka për të nisi rreth viteve 2000 kur në Shqipëri fondacione të ndryshme jepnin asistencën e tyre në disa fusha, siç është edhe pjesa e artizanatit që prej asaj kohe e deri sot ai nuk e ndali më pasionin e tij por e zhvilloi atë edhe më tepër ndërkohë që ëndrra e Përkeqit është që të futet në Guinness falë një mozaiku madh qe ai ka realizuar .
Pjetër Përkeqi është një nga artizanët e parë që konceptoi dhe filloi punimet me simbole nga mozaikët e Butrintit. Këto lloj veprash janë mozaikë në miniature të periudhave të ndryshme në Butrint. Janë ndërtuar në shekullin 4-5 të erës sonë, janë të mbuluara me rërë dhe Përkeqi i ka derdhur në miniaturë.
Blerja e këtyre produkteve është një promovim i vlerave të trashëgimisë kulturore kombëtare shqiptare me motive nga Butrinti si mozaikë në miniaturë. Afërsia me Butrintin ka bërë që jo vetëm artizani Përkeqi por edhe persona të tjerë ço mundohen të jenë në përditshmërinë e tyre duke i ofruar turistëve të shumë që vinë jetën kulturën dhe të fshatit që ata kanë krijuar në tre dekadat e fundit por edhe të vendit nga vinë.
/RTSH/